Ballina Bota

BRUKSEL – BE përshëndet samitin Trump-Kim

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e njoftuar dje në mbrëmje për një samit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un është një zhvillim pozitiv,  u shpreh sot një zëdhënëse e diplomacisë e Bashkimit Europian. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic e pyetur gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Komisionit për këtë ndryshim të papritur diplomatik të Trump përshëndeti edhe zhvillimet e fundit pozitive në marrëdhëniet midis dy Koreve. ”Fakti që presidenti Trump është i hapur për të pranuar ftesën e Kim Jong Un për një samit përbën gjithashtu një zhvillim pozitiv”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFBI dhe autoritetet britanike, hetim gjithëpërfshirës për lobimin e PD
Artikulli tjetërNuk kemi lidhje me rusët, të hapur për hetim nga prokuroria