Ballina Bota

SHBA – 16 miliardë dollarë ndihma për fermerët e goditur nga lufta tregtare

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria federale amerikane njoftoi sot një paketë ndihme prej 16 miliardë dollarësh për fermerët biznesi i të cilëve është dëmtuar nga lufta tregtare me Kinën.

SHBA-ja dhe Kina kanë qenë për një vit në një përplasje të ashpër në lidhje me rritjen e tarifave, ku Uashingtoni akuzonte Pekinin për praktika të padrejta, përfshirë barrierat për të tregtuar dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

“Shuma e kësaj pakete ndihme është në linjë me impaktin e vlerësuar në lidhje me tarifat hakmarrëse ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe ndërprerje të tjera tregtare”, njoftoi Departamenti i Bujqësisë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kosovë, paketa të përbashkëta turistike për tërheqjen e vizitorëve të huaj
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë rrit rezervën valutore