Ballina Bota

VARSHAVË – Polonia mbështet reformimin ekonomik të BE-së

VARSHAVË, 22 shkurt /ATSH-PAP/ – Sistemi i ekonomisë europiane ka nevojë për ndryshime dhe Polonia kërkon vërtetë të marrë pjesë në këtë proces, deklaroi sot ministrja polake e Sipërmarrjes, Jadwiga Emilewicz pas një takimi me ministrin francez të Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire.

Emilewicz tha se “Polonia do të jetë partnere me Francën dhe Gjermaninë në përpjekjet për të forcuar ekonominë europiane”.

Sipas ministres polake, “qasjet e BE-së në politikat industriale dhe të konkurrueshmërisë kërkojnë një debat të ri sot, pasi këto linja janë hartuar në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, kur konkurrenca botërore ishte shumë e ndryshme”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Dorëzimi i mandateve minon procesin e integrimit drejt BE
Artikulli tjetërMoti i keq, ARRSH: Kompanitë e mirëmbajtjes në gatishmëri