TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Kompanitë e mirëmbajtjes së akseve rrugore janë vendosur në gatishmëri për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë vendin tonë ditën e shtunë.
Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë orëve të para të mëngjesit ku prezenca e ngricave është më e lartë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë udhëzimet e policisë dhe sinjalistikën, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.
/e.caushi/























