Ballina Bota

FRANCË – Macroni i bën thirrje Putinit për masa konkrete në Siri

PARIS, 5 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron rriti presionin ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin duke i bërë thirrje për masa të vërteta dhe konkrete në mënyrë që regjimi sirian, aleati i tij, të zbatojë qartësisht një armëpushim në Gutan Lindore.

Në një deklaratë me tone me të ashpra se më parë, Elizeja i kërkoi Kremlinit që të dëshmojë më tepër kredibilitet në angazhimet e marra, duke u bazuar në nënshkrimin e rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim 30-ditor në Siri.

Parisi ka konstatuar në fakt se më shumë se një javë pas miratimit, asnjë evakuim i të plagosurve dhe të sëmurëve nuk është lejuar deri në këtë moment nga ana e regjimit të Bashar al-Assad.

Sipas tij, Rusia duhet të marrë masa reale dhe konkrete në mënyrë që regjimi sirian të pranojë qartësisht zbatimin e rezolutës dhe të ndalë menjëherë bombardimet kundër civilëve”, sipas tekstit./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet 20-vjetori i epopesë së UÇK-së, Adem Jashari emblema
Artikulli tjetërVideo/ Rama nderohet në SHBA me çmimin për Pluralizmin Kulturor