Përkujtohet 20-vjetori i epopesë së UÇK-së, Adem Jashari emblema

TIRANË, 5 Mars/ATSH/ – Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës-Dega në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, organizuan një akademi përkujtimore.

Në këtë akademi morën pjesë pjesë personalitete të larta nga Kosova dhe Shqipëria. I pranishëm ishte edhe baca Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari.

Në fjalën e tij, shefi i Ambasadës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, theksoi se, kur shënojmë 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë ekzagjerim, mund të themi se UÇK paraqet formacionin politik dhe ushtarak më të organizuar dhe më të konsoliduar të shqiptarëve të Kosovës, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

“Pikërisht kjo luftë e madhe e UÇK-së, kjo sakrificë e madhe e familjes Jashari, e cila mbetet rast unik i flijimit, bëri që në marsin e radhës, më 1999, vendet demokratike të NATO-s të intervenojnë ushtarakisht në luftën e Kosovës. Ky intervenim pa dyshim paraqet momentin e ri në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare vetëm 10 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë Lindje-Perëndim”. Më tej Ukshini shtoi se “UÇK është historia jonë, është lufta jonë, është sakrifica jonë. Është kujtesa jonë, është krenaria jonë, është referenca jonë, është frymëzimi jonë dhe mbi të gjitha, është busulla jonë në rrugëtimin e ko

nsolidimit të shtetit tonë të brendshëm dhe ndërkombëtar”, tha Ukshini.”Emri, vepra dhe lufta e madhe Adem e Hamzë Jashari dhe i gjithë familjes Jashari do të mbetet pikë referimi për historinë tonë, si moment i zgjimit dhe i vënies së themeleve të forta të shtetësisë sonë. Sakrifica e tyre ndryshoi dinamikën e zhvillimeve politike dhe ushtarake në Kosovë. Ndryshoi edhe qëndrimin ndërkombëtar për Kosovën. Sakrifica e tyre ndryshoi historinë e Kosovës, ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë dhe përreth Kosovën. Kjo trashëgimi historike është një vlerë e veçantë, është vlerë fisnike edhe për historinë më të re të Kosovës; ajo është pjesë e kujtesës sonë historike dhe e identitetit tonë evropian, është themeli i shtetësisë së Kosovës dhe është frymëzimi ynë. Ndaj, UÇK është historia jonë, është lufta jonë, është sakrifica jonë. Është kujtesa jonë është krenari jonë, është referenca jonë, është frymëzimi jonë dhe mbi të gjitha është busulla jonë në rrugëtimin e konsolidimit të shtetit tonë të brendshëm dhe ndërkombëtar”, tha Ukshini.

Sokol Poga, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Tiranë, ka folur për jetën dhe veprën e komandant Adem Jasharit, ushtrimet e tij të para në Shqipëri në vitin 1991, përkushtimin e tij për përvetësimin e tij ushtarak, më pas për ardhjen e tij në mars të vitit 1993, së bahku me bashkëluftëtarin Jakup Nura. Sipas Pogës, Adem Jashari tregoi synimet e tij si komandant, për të gjetur rrugë dhe mundësi për furnizimin me mjete ushtarake e trasnportin e tyre për në Kosovë dhe në Prekaz, duke u ndalur edhe te mbështetja e shtetit shqiptar për luftën e Kosovës. Poga është ndalur edhe në proceset aktuale politike, duke potencuar nevojën e bërjes më shumë në dy shtetet tona, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në qëndresën heroike të 5,6 dhe 7 marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari bëri qëndresën e pashembullt, e cila nuk mbahet mend në historinë e njerëzimit. 56 varre u hapën në Prekazin legjendar, për t’u bërë përjetësisht udhërrëfyes të historisë dhe të së ardhmes së Kosovës së shtrenjtë. /a.f/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.