Ballina Aktualitet

Video/ Rama nderohet në SHBA me çmimin për Pluralizmin Kulturor

TIRANË, 5 Mars/ATSH-Z.Tosku/ – Në ambjentet e Shtëpisë së Bardhë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i është dorëzuar sot Çmimi për Pluralizmin Kulturor, nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, të shoqëruar edhe nga një video ku jepen pamje nga ceremonia e marrjes së çmimit.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PER PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer”, shkruan Rama.

Më tej, ai vë në dukje se ky çmim jepet për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjes të së vërtetës historike, që vetë Rama e konsideron një nder të veçantë për Shqipërinë. Sipas Ramës, Shqipëria rrezaton me shembullin e saj mbrojtës të popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, ka përfunduar Rama. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macroni i bën thirrje Putinit për masa konkrete në Siri
Artikulli tjetërVetting-u në Polici dhe Komisioni Hetimor për ish-ministrin Tahiri votohen në unanimitet nga Kuvendi