Ballina Bota

GJERMANI – Eksportet e armëve bien ndjeshëm në vitin 2018

BERLIN, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjermania regjistroi një rënie të ndjeshme të eksportit të armëve në vitin 2018, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, pasi kritikat ndaj rolit të Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen kanë arritur një nivel shumë të lartë.

Nga 13 dhjetori, ekonomia më e madhe në Europë ka miratuar shitje armësh me një vlerë totale prej 4,68 miliardë eurosh (5,35 miliardë), në krahasim me 6,24 miliardë euro porosi që ishin regjistruar në vitin 2017.

Kjo shënon vitin e tretë radhazi në të cilin eksportet e miratuara të lidhura me mbrojtjen janë në rënie, pas një rekordit të vitit 2015, ku porositë arritën vlerën kulmore prej 7,82 miliardë eurosh. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Bolton në Turqi dhe Izrael për të diskutuar për Sirinë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Mesi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm