Ballina Bota

SHBA – Bolton në Turqi dhe Izrael për të diskutuar për Sirinë

UASHINGTON, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton njoftoi sot se do të shkojë në Turqi dhe Izrael në janar për të diskutuar për Sirinë pas vendimit të presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga vendi.

Ky vendim u përshëndet nga Ankaraja, por shkaktoi shqetësime në Izrael, aleat i afërt me SHBA-në.

“Ne do të diskutojmë për përpjekjet tona të vazhduara për t’u përballur me sfidat e sigurisë që ekzistojnë për aleatët dhe partnerët tanë në rajon, kryesisht për fazën tjetër të luftës kundër grupit Shteti Islamik kur SHBA-ja të fillojë të tërheqë trupat nga Siria”, shkruan në “Twitter” Bolton. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Ronaldo reagon ndaj racizmit në sport
Artikulli tjetërGJERMANI – Eksportet e armëve bien ndjeshëm në vitin 2018