FUTBOLL – Mesi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm

BARCELONË, 28 dhjetor /ATSH-AA/ – Rivaliteti me Kristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Mesi lojtari i “Barcelonës” i cili në “La Ligën” spanjolle kishte qenë rival me portugezin që nga viti 2009.

Ronaldo këtë verë kaloi në “Juventus” dhe në një intervistë i bëri thirrje Mesit që t’i bashkëngjitet në ligën italiane të “Seria A”.

Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment për ftesën e Ronaldos.

Para se Luka Modriç të fitonte këtë vit topin e artë, ky titull i lojtarit më të mirë në botë për 10 vite kishte qenë monopol i Mesit dhe Ronaldos.

“Kur kuptova se kush ishte nominuar, e dija që nuk kisha gjasa të fitoja për vitin 2018”, tha Mesi në lidhje me këtë trofe prestigjioz. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.