Ballina Bota

BRAZIL – Krishti i Rios do të lëvizë për Vitin e Ri!

RIO DE ZHANEIRO, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, do të ndriçohet me ndihmën e projektimeve me tre dimensione me rastin e natës së Vitit të Ri, për të cilin 2,7 milionë persona priten në plazhin e Kopakabanas.

Falë teknikës së “hartimit video” (hedhjes së dritës në godina, duke krijuar iluzione), Krishti që sheh qytetin nga maja e malit Korkovado do të krijojë iluzionin sikur kthehet dhe zgjat duart drejt lagjeve që ndodhen normalisht pas shpinës së tij.

“Kjo statujë e famshme prej 38 metrash lartësi do të lëshojë gjithashtu edhe një mesazh paqeje në me gjuhën e shenjave nëpërmjet ndihmës së projektimeve 3D”, shpjegon Bashkia. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Mesi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 29 dhjetor 2018