Ballina Ekonomi

Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në “Biofach 2025”

Shqipëria në "Biofach 2025"

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Në kuadër të panairit “Biofach 2025”, AIDA priti një delegacion të nivelit të lartë, i përbërë nga Sekretarja e Shtetit të Gjermanisë, Bender, nga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL), Sekretari i Përgjithshëm i SWG – Boban Ilic, nga Ministria shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Shoqata Shqiptare e Bimëve Medicinale.

Delegacioni u njoh nga afër me potencialin e sektorit të produkteve organike shqiptare, si dhe me iniciativat për promovimin dhe rritjen e aksesit të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Gjatë takimeve me përfaqësues të AIDA-s dhe kompanive ekspozuese, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që programet ndërkombëtare ofrojnë për rritjen e eksporteve shqiptare në sektorin agro-ushqimor.

Pjesëmarrja në “Biofach 2025” është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të forcuar praninë e saj në tregun global të produkteve organike dhe për të krijuar lidhje të reja me partnerë strategjikë nga Europa dhe më gjerë. Ky takim u mundësua nga bashkëpunimi afatgjatë i AIDA me programin SIPPO dhe ITC Trade Promotion East.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta antikanabis, prefekti Jole: Qarku i Korçës, territor me risk të ulët
Artikulli tjetërBalluku me banorë dhe ish-mbështetës të forcave të tjera politike në Fier: Do të vazhdojmë të punojmë për të gjithë, pa dallim