Ballina Aktualitet

Rama: Sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, vetëm një idiot mund të thotë që kontrollojmë drejtësinë.

Në aktivitetin për 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, Rama u shpreh se, “ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kjo nuk më takon mua ta them, por dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

“Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë mund të thotë që ne nuk i kemi dhënë drejtësisë të gjithë atë pavarësi që nuk e ka pasur që nga shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptar që në 1912. Por ama nga ana tjetër krejtësisht të bindur që kjo është rruga e duhur, krejtësisht të bindur që kjo është kthesa e vërtetë e historike për Shqipërinë dhe për fëmijët tanë nesër që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit, që askush të mos jetë mbi ligjin dhe të gjithë të jenë subjekt i drejtësisë kur drejtësia ka të gjitha arsyet të veprojë, sot konstatojmë që jemi në një sfidë të re. Sfida është pavarësia e arritur, duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi, nga standardet demokratike dhe nga garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo”, tha Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku në fasonerinë në Fier: Angazhim për të çuar përpara sipërmarrjet shqiptare
Artikulli tjetërKryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë