Ballina Ekonomi

Balluku në fasonerinë në Fier: Angazhim për të çuar përpara sipërmarrjet shqiptare

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot në Fier, një prej sipërmarrjeve më të njohura që operon në tregun e fasonerisë.

Balluku ndau në rrjete sociale momente nga kjo vizitë, teksa shkroi se, “Aida, Alma dhe Edioni kanë kaluar jo pak sfida dhe vështirësi që prej vitit 2017, kur nisën sipërmarrjen e tyre për të ngritur fasonerinë “Glidal”, e përqendruar te prodhimi i këpucëve”.

“Deri më sot kanë arritur të ngrenë një kompani të konsoliduar me afro 40 punonjës”, tha Balluku.

Ministrja shprehu mbështetje për angazhim të qeverisë për të çuar përpara sipërmarrjet dhe biznesin shqiptar në fushat ku operojnë.

“I takova me shumë dëshirë jo vetëm për t’i njohur nga afër, por edhe për të kuptuar më mirë nevojat që kanë për të çuar përpara këtë biznes, që aktualisht përballet me zhvillime mjaft sfiduese”, u shpreh Balluku.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Hetimet ndaj Veliajt si të Sigurimit të Shtetit, janë intimiduar persona
Artikulli tjetërRama: Sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë