Ballina Flash

Shtim vizitorësh në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri publike statistikat e muajit të parë të vitit 2025 sa i përket vizitueshmërisë së dy parqeve arkeologjike, kalasë së Shkodrës dhe asaj të Lezhës.

“Me kënaqësi konstatojmë trendin rritës të vitit të kaluar, të ruhet dhe në muajin e parë të vitit 2025. Shifra që na bëjnë optimistë për një vit edhe më të suksesshëm se ai që lamë pas,” shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.

Në Parkun Arkeologjik Shkodër (Kalaja Rozafa) gjatë janarit 2025 pati 3 836 vizitorë, me një rritje prej 8% krahasuar me janarin e vitit 2024.

Ndërsa në Parkun Arkeologjik Lezhë (Kalaja e Lezhës) pati 275 vizitorë, një rritje me 45 % krahasuar me janarin e 2024-ës.

Gjatë vitit 2024 Kalaja e Rozafës, një prej atraksioneve kryesore turistike të qytetit, u vizitua nga 157 827 vizitorë. Ndërsa Kalaja e Lezhës priti 7771 vizitorë gjatë vitit 2024. Të dyja këto kala po bëhen gjithnjë e më të njohura si destinacione turistike të rëndësishme.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit
Artikulli tjetërDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm