Ballina Aktualitet

Balla në Detroit, takim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Miçigan Ekrem Bardha

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Detroit ka takuar Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Miçigan, atdhetarin Ekrem Bardha. Balla vlerësoi komunitetin shqiptar të Miçiganit, që me punë ka arritur sukses të madh.

“Sheh me krenari që sipërmarrës shqiptarë kanë arritur super sukses. Tre i kemi këtu, por edhe shumë e shumë të tjerë që kanë ardhur këtu si emigrantë të paligjshëm, por sot janë sipërmarrës dhe natyrshëm ju që keni qenë këtu prej vitesh si një pikë referimi për të gjithë dhe që në një formë apo në një tjetër u keni dhënë një dorë. Merita jote ka qenë që ti ke hapur derën i pari”, u shpreh Balla.

Balla rikujtoi se ky është një vit historik për shqiptarët në diasporë sepse do votojnë për herë të parë. “Nuk ka rëndësi për kë do të votojnë, por rëndësi ka të marrin pjesë”, ishte mesazhi i tij.

“Ju e thatë vetë. Këtu ne e ndjejmë veten sikur na keni harruar, por preferoni Nju Jorkun. Miçigani ia kalon Nju Jorkut për popullsi dhe në aktivitetet tona që kemi mbi gjysmë shekulli. Gjithmonë jemi munduar për të folur për atdheun, për vendin tonë, për Kosovën, sidomos për Kosovën”, tha Ekrem Bardha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri, anija “Cassiopea” gati për të transferuar emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër
Artikulli tjetërThemeli: 25 miliardë lekë kredi me interes 3.5% për bizneset e vogla e të mesme