Ballina Bota

KIEV – Starmer-Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 100-vjeçare Ukrainë-BM

KIEV, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan sot zyrtarisht një pakt strategjik dypalësh, të quajtur “partneriteti 100-vjeçar”, duke konfirmuar mbështetjen politike, ushtarake dhe ekonomike të Londrës për Kievin në sfondin e luftës me Rusinë.

“Ne nuk do t’ju braktisim kurrë”, përsëriti kryeministri laburist gjatë nënshkrimit, në misionin e tij të parë si kreu i qeverisë në Ukrainë, pas vizitave të shumta të paraardhësve të tij konservatorë.

Ukraina u vizitua edhe nga Boris Johnson: i konsideruar nga Zelensky “një mik” dhe mbështetës i vijës së ashpër me Moskën.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajtim shëndetësor i fëmijës nga Gaza, OBSH: Angazhimi i Shqipërisë, shembull solidariteti
Artikulli tjetërArmëpushimi në Gazë, MEPJ mirëpret marrëveshjen dhe lirimin e pengjeve