Ballina Aktualitet

Nën hetim për korrupsion pasiv, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pezullimin nga detyra të prokurorit K.LL, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) më datë 14.01.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2024, për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, SPAK njofton se ka rezultuar se: Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

“Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij”, njoftoi SPAK. /j.p

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestohet 21-vjeçari në Tiranë, shpërndante kanabis
Artikulli tjetërErasmus +, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe ai i Saarlandit, Gjermani marrëveshje bashkëpunimi