Ballina Flash

AKZM takim në Durrës: Me rëndësi rishikimi i elementëve tekniko-formalë të VKM-ve për zonat e mbrojtura

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të qarkut Durrës zhvilloi sot një takim në mjediset e prefekturës, duke shënjuar njëkohësisht edhe mbledhjen e parë për vitin 2025.

Në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, drejtoresha e përgjithshme e AKZM-së, Daniel Pirushi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e rishikimit të elementeve tekniko-formalë të VKM-ve për shpalljen e zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin Nr. 21/2024, si dhe në punën e bërë nga administrata gjatë vitit 2024.

Në përfundim të këtij takimi, u theksua nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, për të siguruar menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në qarkun Durrës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisja e madhe e “Giro d’Italia 2025” nga Shqipëria, Rama: Nxjerr në pah natyrën e mrekullueshme
Artikulli tjetërFOKUS – Suedia mobilizon anije luftarake pas incidenteve të “sabotazhit” në Detin Baltik