VJENË, 6 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti austriak, Alexander van der Bellen ka ngarkuar zyrtarisht Partinë populiste të Lirisë (FPO), të krahut të djathtë, të formojë një qeveri.
Van der Bellen e bëri sot njoftimin, në një konferencë shtypi në Vjenë, pas një takimi me kreun e FPO-së, Herbert Kickl.
U hap rruga që FPO potencialisht të drejtojë një qeveri austriake, për herë të parë pasi Christian Stocker, lideri i sapoemëruar i Partisë Popullore Austriake (OVP), deklaroi dje se partia e tij është e përgatitur të angazhohet në negociata me Kickl.
Stocker u emërua nga partia e tij, pasi kancelari Karl Nehammer njoftoi dorëheqjen, pas kolapsit të negociatave të mëparshme të koalicionit me partitë e qendrës./ a.jor.






















