Ballina Aktualitet

Reshjet e dëborës, Beci: Në aksin rrugor Bogë-Theth po punohet për ta mbajtur të hapur

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Zonat malore të bashkisë Shkodër janë përfshirë nga reshje dëbore gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha sot se “në aksin rrugor Bogë-Theth është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur këtë segment rrugor”.

Beci u shpreh se “drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë për të qarkulluar në këtë zonë”.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë fundjavën e parë të janarit zonat verilindore dhe lindore të territorit. Instituti i Gjeoshkencës bëri të ditur se reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

/k.s//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovaPress shënon 26-vjetorin e themelimit
Artikulli tjetërSpiropali uron Mike Johnson për rizgjedhjen Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA