Ballina Ekonomi

Deklarimi real i pagave, Rama: Rritje me 38 milionë euro i sigurimeve shoqërore

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se falë deklarimit real të pagave ka tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 milionë euro.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ndau lajmin e mirë për rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

“Falë edhe asaj që ne u përpoqëm të bëjmë në takimet me pensionistët, të cilët u bënë mish për topat e shumëkujt kur thuhej se ishin takime për ‘show’. Në atë ‘show’ ne përsëritëm që kompanitë duhet të rishikojnë nivelin e pagave se do të kenë pasoja. Rritja e sigurimeve shoqërore është e prekshme si rezultat i impaktit të ri në deklarimet e pagave. Sepse ai ‘show’ nuk u bë rastësisht para deklarimit të pagave. Kemi rishikimin e  deklarimeve të shumë kompanive që iu rikthyen mbrapsht deklarimet dhe iu thanë shikojeni edhe njëherë se nuk e keni të justifikuar se përndryshe do të kesh pasoja”, tha Rama.

Ndaj, sipas Ramës, ka tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 milionë euro.

“Kjo do të thotë se duke forcuar sistemin e sigurimeve, ne do të kemi më shumë për pensionet”, shtoi Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Fluksi i udhëtarëve u rrit me 41% në 2024-ën
Artikulli tjetërBerisha: Samitin e 2027-ës do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO