Ballina Flash

Festat e fundvitit, Koçiu dhe Hoxha festojnë me gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ishin në këto ditë festash pranë grave dhe fëmijëve, viktima të dhunës në familje.

Gjatë këtij takimi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme dhe me surpriza.

Koçiu dhe Hoxha, përcollën mesazhe solidariteti dhe angazhimi të përbashkët për mbështetje ndaj tyre.

Ministrja Koçiu tha se, “falë bashkëpunimit me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, kemi siguruar mbështetje konkrete duke dhuruar artikujt të ndryshëm esencialë për ata që janë më në nevojë, një iniciativë që do ta kthejmë në traditë të përhershme”.

Koçiu u shpreh se, në këtë prag festash ditën e nesërme do të jenë pranë fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës “Hana dhe Rozafa”, duke sjellë më shumë ngrohtësi në këto ditë të veçanta.

Koçiu bëri të ditur se me buxhetin 2025 qeveria do të vijojë të fuqizojë shërbimet sociale, të mbështesë viktimat e dhunës dhe të krijojë mundësi të reja për integrimin dhe sigurinë e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet projekti për hartografimin dhe dokumentimin e zonave me potencial arkeologjik të Lezhës
Artikulli tjetërBRUKSEL – NATO kërkon nisjen e hetimeve pas rrëzimit të avionit azer