Ballina Ekonomi

Denaj: Diversifikimi i ofertës turistike, ndikim në rritjen e fluksit të turistëve

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, diversifikimi i ofertës turistike, është me rëndësi për rritjen e fluksit të turistëve dhe të ardhurave në ekonomi.

E pranishme në takimin e fundvitit në Tiranë, me zv.kryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe me aktorët e sektorit të turizmit, Denaj vlerësoi sinergjinë pozitive të krijuar nga një sezon turistik i suksesshëm 2024.

Ajo tha se, “agroturizmet shqiptare po shndërrohen në një aset kyç për promovimin e prodhimeve autentike dhe ruajtjen e farave autoktone, duke përforcuar lidhjen mes prodhimeve “Made in Albania” dhe përvojës unike turistike”.

“Ky model turizmi nuk ofron vetëm bukuri natyrore, por edhe mundësinë për të shijuar traditat dhe kulturën e pasur të zonave rurale të Shqipërisë”, deklaroi Denaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvokati i Popullit, Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi