Ballina Bota

FRANCË – Bayrou: Qeveria ime nuk do të rrëzohet nga opozita

PARIS, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri i ri francez, François Bayrou u tha qytetarëve se ai ka besim se qeveria e tij nuk do të rrëzohet nga opozita, një koment që u prit me kritika të ashpra.

“Jam i bindur se veprimi që po përshkruaj para jush dhe ekipit qeveritar do të sigurojë që ne të mos përmbysemi”, theksoi Bayrou pasi emëroi ministrat e tij.

Qeveria e re e emëruar nga Bayrou vjen sërish nga qendra e djathtë, ashtu si ajo e paraardhësit të tij Michel Barnier.

Kabineti i Barnier u rrëzua nga një votë mosbesimi nga opozita pas më pak se tre muajsh në detyrë.

Bayrou tani mbështetet në peshën e rëndë politike, me ish-kryeministrat Manuel Valls si ministër për territoret jashtë shtetit dhe Élisabeth Borne si ministre arsimi, në kabinetin e tij.

Partitë e qendrës dhe konservatorët së bashku nuk kanë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare.

Pa pranuar nga palët e tjera, ato rrezikojnë të rrëzohen.

Fillimisht, Bayrou kishte shpresuar që socialistët dhe ndoshta edhe të gjelbrit dhe komunistët do ta toleronin qeverinë e re, por kjo mbetet e paqartë.

“Kjo nuk është një qeveri, ky është një provokim,” shkroi lideri socialist Olivier Faure në X.

Udhëheqësja e të gjelbërve, Marine Tondelier sugjeroi se anëtarët e qeverisë me prejardhje historikisht të majta ishin shkëputur prej kohësh me të majtën politike./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohen valutat në raport me lekun
Artikulli tjetërFestat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë