Ballina Flash

Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit

PRISHTINË, 26 nëntor/ATSH/ Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

Kurti para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se kjo e dëshmon se ushtria është prioritet kryesori i ekzekutivit.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLungomare, IKMT vijon punën për prishjen e 8 objekteve
Artikulli tjetërI sekuestrohen 2.5 mln euro pasuri të dënuarit me 12 vite burg nga GJKKO