Ballina Flash

Rama: Xhamia e Plumbit në Shkodër, gati brenda vjeshtës së këtij viti

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit në Shkodër do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës.

Xhamia e Plumbit në Shkodër është një ndër objektet e kultit më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.

Aktualisht ajo po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, që synon edhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu.

Ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

Ndërhyrja e fundit në këtë xhami është bërë në vitin 1865, pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.

Restaurimi i kësaj xhamie po bëhet pas një marrëveshjeje të lidhur me palën turke.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: 15 mijë vajza kanë kryer vaksinën kundër HPV-së
Artikulli tjetërPetrit Malaj, kreu i ri i AKBN-së