Ballina Ekonomi

Pagat rritje me 16 % në degën e tregtisë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Volumi i shitjeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave shënoi rënie me 0.6 % në tremujorin e tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, referuar statistikave më të fundit ë publikuara nga INSTAT në raportin për “Statistikat afatshkurtra”, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në këtë periudhë, rritje të ndjeshme prej 16 % shënoi fondi i pagave.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Lucky rikthehet… një vit më vonë në shtëpi!
Artikulli tjetërMerr udhë nisma “Të rimbjellim Pishporon”, Balla: 100 të proceduar për zjarrvënie