Ballina Aktualitet

Sterilizimi, Beqaj merret në pyetje në SPAK

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dëshmoi sot, para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si person nën hetim, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Ai u pyet për mbi 9 orë në SPAK për këtë çështje.

Beqaj pas daljes nga SPAK, u shpreh për mediet se, “patëm një seancë pyetjesh me OPGJ-të. Kryesisht në ato gjëra që jam pyetur më parë edhe në korrik 2022 në cilësinë e personit që kam dijeni për ngjarjen në atë kohë”.

“Përveç përgjigjeve, bashkë me avokatin i kërkuam që të kryhen dhe disa veprime të tjera hetimore shtesë në gjykimin tim. Siç ju e dini në dosje ka disa referenca të akteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Akte të cilat së pari janë vënë në dispozicion pjesërisht, por edhe për faktin që janë audituar dhe veprime e mia, por nga KLSH gjatë kohës së auditimit nuk  kam qenë ministër dhe nuk jam thirrur asnjëherë nga audituesit”, deklaroi Beqaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHELSINKI – Finlanda rihap dy vendkalime në kufirin rus
Artikulli tjetërRama: Dhjetori i festave në Vlorë