TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit bregdetar të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron qyteti bregdetar i Vlorës, këto pragfestash.
Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit.
Ndërsa bregu i Lungomares të ofron një pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave mbi det shumëfishon ngjyrat festive./m.m/























