Ballina Flash

Meta: Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën, kandidatët më të besueshëm

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për këshilltarë në këshillin bashkiak të Shkodrës për zgjedhjet e 14 majit.

Meta shprehet se “kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë do të jenë promotorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të çdo politike të pushtetit vendor që fuqizon familjen”.

Ai shtoi se pushteti vendor duhet të jetë në shërbim të çështjeve më të prekshme dhe më të mprehta të cilat shqetësojnë familjet tona dhe zgjidhja e të cilave i forcon familjet dhe komunitetin anembanë vendit”.

Gjithashtu, Meta së bashku me deputetin e Qarkut Shkodër, Lodovik Hasani, shprehën mbështetjen për kandidatin për kryebashkiak të Fushë-Arrëzit, Hil Curri dhe kandidatit të Pukës, Rrok Dodaj.

“Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën janë dy kandidatë të mrekullueshëm që gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e bashkëqytetarëve të tyre. Pa diskutim që ata do të jenë fitues më 14 Maj, sepse janë kandidatët më të besueshëm, më punëtorë, më të vendosur që në Fushë-Arrëz dhe në Pukë të rikthehet zhvillimi ekonomik dhe shpresa tek të rinjtë dhe të rejat, që ata të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Ai shprehet se “për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, përfaqësimi i vajzave dhe grave ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Këshillat Bashkiakë, prandaj në listën tonë, ne kemi dhe Fatjona Selimaj, e cila në këshillin bashkiak të Fushë-Arrëzit do të jetë një zë shumë i fortë për fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në vendimmarrje, në shoqëri dhe në familje”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca: Kosova s’ka çfarë kërkon në dialog, nëse për Asociacionin nuk respektohet kushtetuta
Artikulli tjetërSejko dhe Ibrahimaj me eksportuesit: Tregu valutor funksionon normalisht