Ballina Flash

Konjufca: Kosova s’ka çfarë kërkon në dialog, nëse për Asociacionin nuk respektohet kushtetuta

PRISHTINË, 8 maj /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se statuti i Asociacionit duhet të jetë brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës.

Madje, ai ka nënvizuar se nëse bashkësia ndërkombëtare si pikënisje të Asociacionit nuk e sheh Kushtetutën e Kosovës, atëherë Kosova s’ka çka kërkon në dialog.

Pas takimit me homologun e tij austriak, Konjufca në konferencë për medie, tha se Serbia po e shkel marrëveshjen të arritur në Bruksel dhe Ohër, derisa edhe po kërkon edhe republikë serbe në Kosovë.

Në anën tjetër, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, shprehu mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe se dy palët duhet ta zbatojnë atë.

Si zgjidhje, ai përmendi edhe Tirolin Jugor, ku mund të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Tiroli i Jugut ka treguar se si përmes rrugës së dialogut mund të arrijmë një rezultat të mirë. Kjo mund të vlejë edhe për komunat me shumicë serbe në Kosovë”./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBoçi: Të merren masa për rënien e euros
Artikulli tjetërMeta: Hil Curri për Fushë-Arrëzin dhe Rrok Dodaj për Pukën, kandidatët më të besueshëm