Ballina Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Lezhë, Manja: Po punojmë për ekstradimin e autorëve të dyshuar

TIRANË, 27 prill/ATSH – I. Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli sot në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, duke thënë se, sapo të mbërrijë kërkesa e letër porosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera.

Duke iu përgjigjur interesit të medieve, në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen, Manja tha se, vazhdojmë punë për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.

“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë në momentin e parë që do të vijnë letërporositë, do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar”, tha Manja.

Po ashtu, Manja përgëzoi Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes në Lezhë.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Projekte të reja me impakt për zhvillimin e Shkodrës
Artikulli tjetërMiratohen shpronësimet për rehabilitimin e zonës së mbrojtur nga lumi Osum