Ballina Lajme nga Vendi

Policia rrugore, masa drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave

https://www.facebook.com/policia.al/videos/537037460080856/

TIRANË, 28 shtator/ATSH/- Policia Rrugore e kryeqytetit, duke monitoruar rrugët urbane dhe interurbane kryesore evidentoi 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, shumica e konstatimeve ishte në rrugët interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia i kreu këto kontrolle me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizuese në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj.

“Policia Rrugore e Tiranës duke ju uruar fundjavë të mbarë apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, përfundon njoftimi për shtyp i qeverisë./k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKT, riparon defektin në rrugën “Kongresi i Manastirit”
Artikulli tjetërProgrami “100 fshatrat”, krijohet task forca për projektet në agroturizëm