Ballina Flash

Plazhi i Bunecit, margaritar i bregdetit të jugut

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Plazhi i Bunecit, i shtrirë mes Borshit e Lukovës, një margaritar i bregdetit të jugut këtë vit ka qenë edhe më i preferuar nga turistët.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetet sociale pamje të këtij plazhi me bregun me guralecë të bardhë.

Plazhi i Bunecit është një plazhet që kryesisht preferohet nga familjarë, por edhe për të apasionuarit pas peshkimit.

Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës, vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.

Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që zbulon kur viziton Bunecin.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Ekspertët paralajmërojnë sinjale shqetësuese nga rritja e papunësisë
Artikulli tjetërOKB – Më shumë se gjysmë milionë tonë drithëra eksportohen nga Ukraina