Ballina Ekonomi

Eksportet e mallrave pësojnë rritje 10.4 % në gusht

TIRANË, 17 shtator /ATSH/- Gjatë muajit gusht 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 20 miliardë lekë, duke u rritur me 10.4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Instituti i Statistikave bëri të ditur sot raportin zyrtar “Tregtia e jashtme e mallrave, Gusht 2018” ku evidenton se, ecuria pozitive e eksporteve ka shoqëruar edhe periudhën tre mujore.
Në tetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 205 mld lekë, duke u rritur me 16.1%, krahasuar me një vit më parë.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve, prej 10.4%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.1%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 11.1%, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 1.2%“.
Sipas INSTAT, eksportet, gjatë këtij tetëmujori, janë rritur me 16.1%, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6.0 %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 4.2 %, “Tekstile dhe këpucë” me 2.9 %. e.xh/ j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Kurz kërkon një samit BE-Afrikë për migracionin
Artikulli tjetërImportet ulen me 2.6%, deficiti tregtar u përmirësua me 10.3%