Ballina Flash

Fluks në pikat e kalimit kufitar, punonjësit e Doganës në ndihmë qytetarëve

TIRANË, 13 gusht /ATSH-I.Vata/- Dogana shqiptare ju vjen në ndihmë qytetarëve që hyjnë në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës, Murriqanit, Hanit të Hoti dhe Kapshticës, për shkak të radhëve të krijuara nga fluksi i pasagjerëve në hyrje dhe dalje.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Dogana shqiptare bën të ditur se punonjësit e Doganës kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët.

“Rritja e fluksit të kalimit të pasagjerëve në hyrje dhe dalje ka krijuar radhë në Pikat e Kalimit Kufitar të Kakavijës, Murriqanit, Hanit të Hoti dhe Kapshticës, ku një pjesë janë emigrantë që kthehen në vendet e tyre të punës. Për t’iu ardhur në ndihmë në këto temperatura të larta, punonjësit e Doganës kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët. Me përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet të gjitha strukturat doganore në pikat kufitare, po punojnë në funksion të rritjes së intensitetit të pasagjerëve dhe fluksit të turistëve gjatë këtij sezoni veror”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet në 42-vjetorin e ndarjes nga jeta gjuhëtari Eqrem Çabej
Artikulli tjetërMEPJ: Në kontakt me palën greke për fluksin në Kakavijë, shtohen sportelet