Ballina Ekonomi

Së shpejti linja ajrore Air ALBANIA

TIRANË, 23 Mars/ATSH/.- Projekti për krijimin e linjës ajrore Air ALBANIA ishte në qendër të një takimi që zhvilloi sot në Stamboll, kryeministri Edi Rama me Shefin Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci.

Gjatë takimit u diskutua mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij.

“Së shpejti”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar këtij projekti.

Falë këtij projekti bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin kombëtar, ku shërbehet me të njëjtën cilësi, siç shërbehet nga Turkish Airlines.

Ngritja e linjës së re ajrore shqiptare, ka nisur të projektohet falë mbështetjes së posaçme të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe asistencës teknike të ekipit të Turkish Airlines./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria me model të ri rritjeje ekonomike, shumë pranë BE
Artikulli tjetërAdministratë publike të depolitizuar dhe profesionale