TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Australia i shtohet vendeve që hapën kufijtë, pas gati 2 vitesh mbylljeje për shkak të pandemisë së COVID-19.
Tirana Airport Partners informoi sot se të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Australisë ju nevojitet vetëm certifikata e vaksinimit, si edhe duhet të plotësoni deklaratën e pasagjerit.
Vendi mbylli kufijtë e tij për të gjithë, përveç qytetarëve dhe banorëve të përhershëm, me disa përjashtime, në mars të 2020-ës.

/a.a/r.e/














