Ballina Aktualitet

Peleshi: KFOR, mision i rëndësishëm për mbajtjen të sigurt të gjithë Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Peleshi u shpreh se, KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbajtjen e një ambienti të sigurt në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Peleshi theksoi se, kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë.

“Nga takimi me Komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajári. KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbajtjen e një ambienti të sigurt në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë”, theksoi Peleshi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Një udhëtim në Japoni”, ekspozitë fotografie në Galerinë e Artit
Artikulli tjetërLehtësohen kushtet e udhëtimit drejt Australisë