Ballina Bota

SHBA – Rubio shpall riorganizimin e DASH-it

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi sot një riorganizim të Departamentit të Shtetit, riorganizim që përfshin mbylljen e disa ambasadave dhe misioneve diplomatike jashtë vendit.

”Burokracia e shfrenuar ka krijuar një sistem më shumë të lidhur me një ideologji politike radikale sesa me promovimin e interesave kombëtare”, theksoi Rubio.

”Prandaj, sot po shpall një plan riorganizimi që do ta afrojë Departamentin e Shtetit me shekullin XXI”, shtoi ai./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: PS i dha “shpatën” drejtësisë, hyrja në BE garanton barazinë para ligjit
Artikulli tjetërRama: 11 maji, zgjedhje mes interesit të një populli dhe hallit të një njeriu të vetëm