PRISHTINË 11 shkurt/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron të bashkohet me BE-në.
“Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të bëhen. Reformat duhet të realizohen”, citohet Orav në X nga Zyra e Bashkimit Evropian për Kosovë të ketë thënë për Associated Press.
Mbrëmjen e 9 shkurtit pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me publikimin e të dhënave mbi rezultatet preliminare.
KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2,533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota, transmeton KosovaPress.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.






















