Ballina Bota

GAZA – Tensionet e armëpushimit rriten, pasi Hamasi refuzon ultimatumin e Trump

GAZA, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Hamasi hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e të gjithë pengjeve deri në mesditë të së shtunës.

Trump, në fjalimin e tij të hënën, reagoi ndaj deklaratave të Hamasit se do të vonojë lirimin e mëtejshëm të pengjeve në Rripin e Gazës, pasi akuzoi Izraelin për shkeljen e kushteve të armëpushimit të brishtë që hyri në fuqi më 19 janar.

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri tha se respektimi i kushteve të marrëveshjes së nënshkruar tre javë më parë ishte mënyra e vetme për të garantuar dorëzimin e pengjeve në Izrael.

Ebu Zuhri theksoi se përdorimi i gjuhës kërcënuese është i papërshtatshëm dhe vetëm i komplikon gjërat.

Trump ka deklaruar se është në favor të anulimit të armëpushimit nëse të gjithë pengjet e mbetur nuk lirohen deri në “të shtunën në mesditë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk specifikoi se për cilën zonë kohore i referohej.

”Nëse kjo nuk ndodh, i gjithë ferri do të shpërbëhet”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Hamasi deri më tani ka liruar 16 nga 33 pengjet izraelite që do të dorëzohen gjatë fazës së parë aktuale të armëpushimit trefazor./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit e Pojanit
Artikulli tjetërHetimi i SPAK – Bushka: Kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar