Ballina Aktualitet

Begaj me nënkryetarin shqiptar të Malit të Zi: Forcim politik dhe ekonomik i shqiptarëve etnikë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj u takua me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj të cilin e cilësoi politikan shqiptar me një eksperiencë të vyer.

“Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, u shpreh Begaj ndërsa ndau foton me politikanin shqiptar në rrjetet sociale.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku u prit dje me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović.

Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse.

Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri.

Presidenti Bajram Begaj vizitën zyrtare në Mal të Zi e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëgjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Zhupa: Secili mandat do të shqyrtohet më vete
Artikulli tjetërMblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së