Ballina Aktualitet

Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një proces model

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, foto: Florian Abazaj

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla vlerësoi sot procesin zgjedhor në Kosovë.

Në seancën plenare në Kuvend, Balla i dërgoi popullit të Kosovës një përshëndetje për cilësinë e shkëlqyer të zgjedhjeve.

“Mendoj që të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi me ju”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës.

Balla u shpreh se, “Kuvendi duhet t’i dërgojë përshëndetje popullit të Kosovës në radhë të parë partive politike, institucioneve të Kosovës, policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera të përfshirë në një proces model, sikurse e tha në fakt edhe Bashkimi Evropian në deklaratën e zëdhënëses të Politikës së Jashtme”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë
Artikulli tjetërGAZA – Hamasi shtyn lirimin e pengjeve izraelite