Ballina Flash

Koçiu – prindërve: Vaksinoni fëmijët në kohë për t’i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Vaksinimi në kohë i fëmijëve është një hap shumë i rëndësishëm për t’i mbrojtur ata sot dhe për t’u krijuar një të ardhme të shëndetshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen që t’i vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre.

“Për një fëmijëri të shëndetshme, vaksinat janë thelbësore! Fruthi, rubeola dhe shytat janë sëmundje që mund të shmangen plotësisht nëse fëmijët vaksinohen në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”, thotë ministrja në një postim në Facebook.

Ministrja Koçiu u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen që fëmijët të marrin të gjitha dozat e nevojshme në kohën e duhur.

“Konsultohuni me mjekun pediatër për çdo pyetje apo shqetësim dhe siguroni mbrojtje të plotë për ta sot, për një të ardhme të shëndetshme nesër”, thekson ministrja Koçiu.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Administrata Biden kërkon armëpushim në Gaza në dy javët e ardhshme
Artikulli tjetërBerisha në SPAK, mbështetet nga protestues: Kërkohet arrestimi im, Dumani fle mbi dosjet e krimit