Ballina Bota

TEL AVIV – Popullsia e Izraelit kalon 10 milionë banorët pavarësisht luftrave

TEL AVIV, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Popullsia e Izraelit është rritur mbi 10 milionë, pavarësisht luftrave në Gaza dhe Liban, deklaroi zyra e statistikave të vendit.

Rreth 7,7 milionë qytetarë janë hebrenj, ndërsa rreth 2,1 milionë janë arabë, sipas autoritetit.

Në vitin 2024, popullsia u rrit me 1,1%, nga 1,6% një vit më parë për shkak, ndër të tjera, në rreth 83 000 izraelitë që emigruan jashtë vendit, me vetëm rreth 24 000 që u kthyen në vend.

Numri i emigrantëve ra në rreth 33 000 në vitin 2024, nga rreth 48 000 që ishte një vit më parë.

Me një mesatare prej 2,9 fëmijë për grua, lindshmëria e Izraelit mbetet më e larta midis vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

OECD ka 38 vende anëtare, duke përfshirë vendet e industrializuara të Evropës, Amerikës së Veriut, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Franca godet dy objektiva të Shtetit Islamik në Siri
Artikulli tjetërKOMENT – Gazi evropian mbi 50 euro për MWh për shkak të dimrit dhe Ukrainës