Ballina Ekonomi

Rama: Fluksi i udhëtarëve u rrit me 41% në 2024-ën

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha se, “fluksi i udhëtarëve u rrit me 41% gjatë vitit 2024”.

Në konferencën e fundvitit për mediet Rama, vuri në dukje se “rritja e fluksit të qarkullimit dhe lëvizjeve do të thotë ekonomi për vendin”.

“Rritje e të ardhurave nga qarkullimi më i madh njerëzve dhe nga qarkullimi më i madh i parës për të gjithë ata që mendojnë se Shqipëria është vendi ku pastrohen paratë e pisa dhe  parasë. Dhe të krahasosh volumin e të gjithë kësaj ekonomie me me çfarë mund të vijë nga paratë e pista është njësoj si të krahasosh një elefant me një mi, dhe kjo me shifra dhe fakte jo me sy të shtrembër”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se, gjatë vitit që po lëmë pas, kemi një rritje me 16% të numrit të mjeteve motorike që kanë hyrë në vendin tonë dhe janë regjistruar si pronë. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Të ardhurat në buxhet u rritën me 9.7 miliardë lekë mbi planin
Artikulli tjetërDeklarimi real i pagave, Rama: Rritje me 38 milionë euro i sigurimeve shoqërore