TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Hapja e autostradës së re Thumanë-Kashar do të pasojë me ndërtimin e rrugës Kashar – Lekaj (Rrogozhinë), pjesë të Korridorit Blu, Murriqan – Kakavijë, që lidh veriun me jugun e vendit.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, “Junik”, “Cobial”, “Pepa Group”, “UDHA”, “Geoportal” dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., do të ndërtojnë me koncesion segmentin rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, pjesë e Korridorit Blu.
Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtje, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj.
Kashar – Lekaj (Rrogozhinë) do të jetë një rrugë tërësisht e re, kjo do të jetë një rrugë komplekse, do të ketë ura dhe vepra arti dhe nga Rrogozhina do të vijojë ndërtimi i rrugës deri tek bajpasi i Fierit.
Ky aks do të përshkohet për 25 minuta.
/r.e//a.f/






















