Ballina Flash

Hoxha takim me krerë të policisë greke: Masa për lehtësimin e kalimit në kufi

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, foli sot nga pika kufitare e Kakavijës, ku ishte i pranishëm për të inspektuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve për festat e fundvitit. Hoxha u takua me disa përfaqësues të palës greke, ku kërkoi më shumë mbështetje dhe angazhim.

“Sot bashkërisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e Policisë greke, me të cilët ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptarë në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi”, u shpreh ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm, theksoi se “bashkë me drejtuesin e Policisë greke vizituam edhe qendrën e koordinimit, e cila është ngritur në zbatim të marrëveshjeve ndërqeveritare, funksionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%”.

Ministri Hoxha u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e Policisë së Shtetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjellë dhe ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm, u pyet edhe për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitit, ndërsa theksoi se Këshilli i Ministrave do ta miratojë këtë projektvendim nesër.

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit për sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projektvendimin të cilin kemi propozuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: 1642 gra dhe vajza në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërSaranda – magjike edhe në dimër, Rama ndan pamjet